Një person është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit. Sipas njoftimit të policisë mësohet se 61-vjeçari Leondard Qesari banues në lagjen Nr.4, Sarandë është gjetur i vdekur mbi trotuar, rreth orës 05:25, të mëngjesit të së hënës.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=Bfp4PdZO8MU

Nga verifikimi paraprak dhe këqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se 61-vjeçari  ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndërruar jetë mbi trotuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al