Një mjet lundrues tip gomone është kapur sot në drekë në grykëderdhje të lumit Vjosë. Mjeti ka qenë bosh dhe kishte ngecur kur është pikasur nga forcat e policisë kufitare të cilat kishin marrë informacion për një mjet lundrues.
Në brendësi të saj nuk është gjetur ndonjë gjë e dyshimtë, ndërsa kanë nisur hetimet se kujt i përket. Dyshohet se gomonia mund të përdorej për trafik lëndësh narkotike drejt Italisë.
Policia është duke krehur zonën për të parë nëse ka lëndë narkotike të fshehur.
Tv Klan