Dëme të shumta kanë pësuar banesat në qytetin e Vlorës si pasojë e përmbytjeve. Gazetarja Greta Haskaj raporton se më të prekurat kanë qenë sidomos katet e para të shtëpive por edhe pallateve.
Këto pamje që na vijnë janë nga brenda një shtëpie në qytetin bregdetar. Dëmet janë të pallogaritshme. Çdo dhomë e kësaj banese ka prani të konsiderueshme uji duke e bërë jetesën aty të pamundur.
Kujtojmë se kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka premtuar se do të ketë mbështetje financiare për familjet e prekura nga përmbytjet, por puna për vlerësimin e dëmeve nuk ka nisur ende. Kjo për shkak se ka ende disa zona problematike në Vlorë me prezencë të lartë uji./tvklan.al