Bilancet e humbjeve në Turqi sa vijnë e shtohen. Deri tani numërohen mbi 14 mijë e 306 të vdekur dhe mbi 35 mijë persona nën gërmadha. 200 mijë banorë që kanë mbetur pa shtëpi që pas tërmetit ende vijojnë të jetojnë në çadra të ngritura nga qeveria. Qeveria turke ka deklaruar me anë të shefit të saj Eçevit se ajo ka bërë të pamundurën për përballimin e kësaj situate.
Ndërkohë që duket se qeveria është vënë në shënjestër për ngadalësim të veprimeve dhe paaftësi në menaxhimin e situatës. Mendohet se pas këtij tërmeti natyror, ndoshta tërmeti politik do të përfshijë qeverinë turke. Mësohet se skuadrat e huaja të shpëtimit do të largohen nga Turqia pasi të nxjerrin nga gërmadhat dhe disa të mbijetuar.
Autoritet turke kanë paralajmëruar popullsinë e Izmitit dhe fshatrave përreth për një shi acid që pritet të bjerë si pasojë e kondesimit të ajrit si pasojë e djegies së rafinerive të mërkurën një ditë pas tërmetit 7.7 ballë i shkallës rihter në Turqi./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori