Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Uesli Klark komandanti suprem i forcave aleate të Natos në Europë, ka shkelur tokën shqiptare për herë të dytë brenda kësaj jave. Vizita e gjeneralit Klark në bazën ushtarake amerikane të Rinasit, përkoj me mbrritjen e dytë të valës të dytë të shtatë helikopterëve AH64 Apash. Pasi ka inspektuar trupat ushtarake dhe 24 Apashët e mbrritur në Rinas, Klark i shoqëruar nga drejtues të OSBE-së dhe UNHCR ka vizituar në Kukës zonat ku planifikohet të vendosen trupat e Natos.

Pas disa orësh helikopterët që shoqëronin gjeneralin amerikan Klark janë rikthyer nga Kukësi në aeroportin e Rinasit ku edhe prisnin gazetarë të shumtë. E planifikuar për në orën 18 konferenca e improvizuar për shtyp ka nisur një orë më vonë.

Në fillim të deklaratës së tij Klark tha se fushata ajrore kundër forcave ushtarake serbe po ecte pikërisht sipas parashikimeve dhe se presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç e dinte se po e humbiste luftën.

Gjenerali Klark ka lënë të nënkuptohet se trupat ushtarake të Natos dhe helikopterët Apash mund të zhvendosen shumë shpejt në very të Shqipërisë për të nisur sulmin në Kosovë gjatë kësaj jave. Klark ka refuzuar ti përgjigjet pyetjes nëse Nato do të furnizoj me armë UÇK.

Rreth orës 19 e 20 minuta aeroplani që solli përsëri në shqipëri komandantin suprem të trupave të Natos Uesli Klark ka braktisur pistën e aeroportit të Rinasit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame