Pas prezantimit të tyre në natën e parë, të 30 fëmijët e Gjeniut të Vogël e nisën garën për çmimin e madh. Nën ndriçimin e prozhektorve përveç garës në skuadra, të cilët kanë për drejtues një përfaqësues të jurisë, fëmijët konkurrojnë edhe individualisht, duke pritur edhe vlerësimet e jurisë për secilin konkurrent.
Robert Radoja: “E rëndësishme te një fëmijë është me e vlersu atë që arrin sesa me i zbulu një të metë. Atë do ta mësojë gjatë rrugës, e ka gjithë jetën përpara”.
Nata e spektaklit është vetëm kurorëzimi i një përgatitje shembullore gjatë gjithë javës.
Alma Bektashi: “Kemi të bëjmë me fëmijë të cilët këndojnë këngë shumë të vështira”.
Pjesë e skenografisë tashmë janë edhe prindërit e fëmijëve, të cilët janë gjithashtu mbështetësit më të fortë. Me vokalet dhe interpretimet e mrekullueshme live herë-herë edhe ne grup, fëmijët krijuan atmosferën e veçantë e një konkurrimi të vërtetë profesionistësh të vegjël.
Ky teatër i pagëzuar me emrin e Gjeniut të Vogël tashmë është kthyer në skenën promovuese të fëmijëve të gjeniut, ku përveç publikut në sallë, admirues janë edhe teleshikuesit e Tv Klan çdo të shtunë në mbrëmje./tvklan.al