Njëmbëdhjetë janë finalistët e “Gjeniu i Vogël”. Parafinalja nuk skualifikoi asnjë nga fëmijët në garën për fituesin e edicionit të shtate të spektaklit të talenteve të vegjël. Juria dhe produksioni vendosën që asnjë nga konkurrentët mos të përballej me sfidat, duke i shpallur të 11-të finalistë.

Mbrëmja e së shtunës pati dy mysafirë. E para ishte fituesja e Festivalit Evropian të Këngës për Fëmijë në 2015, Destiny Chukunyere. E ftuar në Festivalin e 52-të të Këngës për Fëmijë, që u fitua nga Klesta, konkurrente në “Gjeniu i Vogel” dhe që rrjedhimisht do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong Junior” për vitin 2016, maltezja, interpretoi edhe në skenën e gjenive.

E ftuara e dyte si anëtare jurie ishte këngëtarja nga Kosova, Eliza Hoxha.  Cila do të jetë formula skualifikuese që produksioni do të ndjekë, të ftuarit specialë, apo surpriza të tjera mbeten për tu zbuluar të shtunën e 11 Qershorit në një transmetim të drejtpërdrejtë në ekranin e Televizionit Klan, në finalen e madhe të “Gjeniu i Vogël 7”./TV KLAN