As në natën e 11 asnjë nga zërat e ardhshëm të muzikës shqip nuk e ndërpreu konkurimin në “Gjeniu i Vogël”. Për anëtarët e jurisë përzgjedhja e tetë finalistëve është bërë e vështirë, pasi diferencat në cilësitë e tyre në të kënduarit dhe interpretuarit janë thuajse të padukshme.
Nga dy sfida që ishin parashikuar, njëra prej tyre nuk u zhvillua. Adi, Jehona, Pirro dhe Olta gjetën dakordësinë për të përballur vetëm dy nga garuesit.
Në sfidë përfunduan Eliti dhe Redi.
As në këtë përballje juria nuk nxorri një fitues.
Për mbrëmjen e 11, produksioni, në karrigen e Vikena Kamenicës uli këngëtaren ish – konkurente të “Gjeniut të Vogël”, Olta Boka.
Konkurimi drejt finales së 11 Qershorit vazhdon për 13 fëmijë.
Enkelejda Mema/Tv Klan