“Gjeniu i Vogël” do të njohë në mbrëmje fituesin e tij të shtatë. Në këtë edicion, që përmbysi çdo formule skualifikimi për shkak të talenteve të shumtë, finalja e madhe, si në asnjë edicion tjetër, do të ngjisë në skenë 11 konkurrentë.
Gara parashikohet të jetë sfiduese për fëmijët dhe katërshen e jurisë. Edhe më e vështirë bëhet për Adin, Vikenën, Jehonën dhe Pirron. Atyre u duhet të përzgjedhin mes11 performancave, katër zërat më të mirë që do të përballen mes njëri tjetrit, për të përcaktuar fituesin e “Gjeniu i Vogël 7”. Të shtunën e fundit, pjesë e spektaklit do të jenë edhe jo finalistët, si të ftuar të veçantë në këtë mbrëmje.
E shtuna e fundit e spektaklit të talenteve të vegjël do të rezervojë edhe performanca të ekipit të artistëve që për 14 javë u dhanë gjenive edukimin e parë muzikor.
Tv Klan