Blerta Pepa, vajza 16-vjeçare e cila ndërroi jetë në mënyrë fatale gjatë një operacioni në gju në spitalin “Continental” ka qenë pjesëmarrëse në spektaklin “Gjeniu i Vogël 6” që është transmetuar në Televizionin KLAN.

Performancat e saj brilante në skenë i linin të gjithë pa frymë. Një nga më të veçantat është interpretimi i këngës “Titanium”, “Price Tag”, “Skycraper”, “I Will Always Love You” dhe “That Man”, që kanë ngritur më këmbë të gjithë publikun e sallës dhe pa asnjë dyshim ka mahnitur ndjekësit nga shtëpia.

Është mësuar se anestezisti Tefik Zhurda gaboi në dozën e anestezisë së dhënë ndaj adoleshentes, edhe pse kishte vite eksperiencë mbi supe.

Zhurda nuk ka mundur ta përballonte këtë tragjedi dhe ka tentuar të vetëflijohet duke injektuar në trup një preparat anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore./tvklan.al

https://youtu.be/XYWZYvEP9kQ