Fëmijët më të talentuar nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, rreth 30, që u përzgjodhën në audicionet e Gjeniut të Vogël, kanë marrë pjesë në audicionin e fundit të këtij spektakli.
Ata kënduan përballë jurisë një repertor të zgjedhur me këngë shqiptare dhe të huaja dhe një publiku të përbërë nga prindër e të afërm të tyre.
Xhoi, është vetëm njëra nga talentet e këtij edicioni të trete që shumë shpejt do të nise transmetimin e tij në Televizionin Klan. Dhe më e vogla!
Xhoi: “Do të bëhem këngëtare kur të rritem. Kur isha e vogël sa bebe doja të isha këngëtare, por dëshira mu plotësua”.
E ndërsa starti i këtij edicioni është afër, emocionet e fëmijëve shtohen, sikundër edhe puna e tyre për të arritur një performancë sa më të mire.
“Ndjehem shumë, shumë mirë se do marrë pjesë në këtë show shumë, shumë të bukur”.
“Kërkoj shumë këngë të reja, të vjetra dhe përpiqem që të nxjerr atë ashtu siç duhet”.
“I lumtur, shumë i lumtur”.
Gazetarja: Pse?
“Sepse kam arrit gjysmën e majës teme. Do të jap edhe më shumë”.
Gazetarja: Çfarë ëndrre ke ti?
“Unë të bëhem këngëtar i famshëm edhe të bëhem kompozitor kur të rritem”.
Te përzgjedhurit e spektaklit Gjeniu i vogël në edicionin e tretë janë nga mosha 7 deri në 16-vjeç. Personazhet dhe talentet e këtij edicioni premtojnë të na sjellin një spektakël surprizuese dhe këngëtarë të vërtetë që promovimin e parë skenik do ta përjetojnë përmes këtij show të krijuar nga Promotor dhe Klan e shumë shpejt secili nga ata do të simbolizohet me “Gjeniun e vogël”./tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani