Në vitet ‘70-80 kinemaja shqiptare pati një hov cilësor. Shumë nga filmat e kësaj periudhe që kanë hyrë në historinë e kinematografisë shqiptare do të kujtohen gjatë për larminë e temeve, por edhe për një plejadë të tërë aktorësh dhe regjisorësh të talentuar.
Një ndër ta është aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja, që pushtoi për një periudhë të gjatë ekranet dhe televizionin shqiptar.
I ftuar në “Histori me Zhurmues” Rikard Ljarja do të rrëfejë për prapaskenat e filmit “Rrugë të Bardha”, xhiruar në vitin 1974, që është edhe viti ku do të fokusohet sonte emisioni “Histori me Zhurmues”.
Rikard Ljarja do të flasë përballë Pandi Laços për karrierën dhe jetën e tij artistike, si e la violinën për aktrimin dhje vendi që zuri regjisura në jetën e tij.
Rukie Rama është një tjetër protagoniste e mbrëmjes së sotme. Vajza nga bjeshkët e Tropojës të cilës ëndrrat për jetën ja ndërpreu epshi i tërbuar i funksionarëve të policisë së fshehtë.
Nëpërmjet rrëfimit të saj do të njihemi me kaluarin e gjatë të vuajtjeve në qelitë e paraburgimit, torturat, presion dhe deri në ekspertizën e virgjërisë.
Stoicizmi me të cilën përballoi hetuesinë, burgun dhe më pas internimin, e ktheu atë në një figurë të dashur për bashkëqytetarët e saj dhe e bëri personazh në një nga veprat e Kadaresë, Natë me Hënë./tvklan.al