Përmes sfilatës muzikore të 12 fëmijëve të tjerë konkurrentë, java e tretë e spektaklit “Gjeniu i Vogël” dhuroi momente spektakolare dhe emocionet e një gare të fortë.

Elemente të paparashikuar i dhanë mbrëmjes së tretë pamjen e një reality show.
Përveç replikave mes vetë anëtarëve të jurisë, këtë herë kufijtë e debatit u kaluan edhe nga fëmijët…

Të kënduarit live është e vështirë edhe për profesionistët ndaj ndërprerja e performancë së dy fëmijëve ishte një nga momentet më të rëndësishme të kësaj mbrëmjeje të gjatë.


E ftuara speciale e natës së tretë të “Gjeniut” ishte Soni Malaj që përcolli në Teatrin e Klan atmosferën që krijon një profesionist në skenë. Një interpretim bashkë me Soni Malaj ishte një tjetër sfidë e bukur për fëmijët.


Pas konkurrimit të fëmijëve, finalja e programit ngjiti në skenë për herë të parë Nertila Kokën dhe vajzën e saj, në një kolazh me këngët më të bukura shqiptare, mes të cilave edhe “Qingji i vogël”, e kënduar shqip e suedisht, që krijuan momente të veçanta spektakli./tvklan.al