Lajme Arkiva 2003

Sot kur është shënuar edhe dita e katërt e regjistrimeve për konkurset e pranimit në shkollat e larta është rihapur edhe njëherë debati për liberalizimin e arsimit të lartë. Kryetari i FRESSH Gjergji Koja, i cili prej kohësh kërkon që pranimet në universitetet shqiptare të bëhen pa konkurs ka akuzuar ministrin e arsimit Luan Memushi si pengesën kryesore të realizimit të reformave në arsimin e lartë.

 Gjergji Koja: Mua më vjen shumë keq që Ministri i Arsimit e humbi shansin që të bëhej në mos iniciator, të paktën promotor dhe zbatues i reformës në sistemin e arsimit të lartë dhe më gjerë akoma. Unë do të thoja që është shumë kollaj të bësh demagogji por në të vërtet do të thoja se sistemi i arsimit kërkon reformë të domosdoshme. Që të bësh reformë është një gjë dhe që të kesh frikë të bësh reformë është të ndërpresësh  mekanizma abuzime apo korrupsion është një gjë tjetër.

Madje Koja dhe radhët e gjata pranë sekretarive mësimore të fakulteteve i lidh me mosliberalizimin e arsimit të lartë.

Gjergji Koja: Për sa kohë nuk do të hidhet asnjë hap për heqjen e konkurseve, do të vazhdojë të jetë kjo gjendj , do të vazhdojë të jetë kjo frikë nga prindërit e këtyre nxënësve që me të drejtë kërkojnë të arsimohen dhe që nuk shikojnë asnjë dritë jeshile për të parë një butësi më të madhe dhe do të thoja një dashamirësi më të madhe nga ana e shtetit për sa i përket pranimit në shkollën e lartë./tvklan.al