Gjermania do të kërkojë fitoren e dytë në Grupin A në përballjen kundër Hungarisë në Shtutgard. Suksesi do t’i sigurojë ‘pancerave’ kualifikimin për në fazën pasardhëse.
Ekipi i Julian Nagelsman vjen në këtë përballje pas suksesit 5-1 kundër Skocisë, kurse hungarezët u mposhtën nga Zvicra 3-1.
Gjermania nuk ka arritur të fitojë kundër hungarezëve në tri sfidat e fundit. Gjendja në grup është e mirë dhe nuk ka lojtarë me probleme fizike.
Ndërkohë që hungarezët do të kërkojnë rezultatin e parë pozitiv në këtë përballje. Edhe një barazim pranohet nga ekipi i drejtuar nga Marko Rosi, pasi sfida e radhës do të luhet kundër Skocisë, e ata shpresojnë që me një fitore të mund të sigurojnë kualifikimin si një nga 4 ekipet në vend të tretë më të mira.
Trajneri i hungarezëve Marko Rosi tha se skuadra e tij duhet të bëjë ndeshjen perfekte, që të mund të marrë një rezultat pozitiv kundër gjermanëve. Ai shtoi se skuadra është e vendosur të lërë pas paraqitjen negative ndaj Zvicrës.
Klan News