“Të papërgjegjshëm, ata që vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit”
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka reaguar në Twitter, në lidhje me zgjedhjet në SHBA. Me një shkrim të shkurtër, Maas është shprehur me fjalët se “Humbësit e denjë janë më të rëndësishëm për funksionimin e një demokracie sesa fituesit e shkëlqyeshëm,”.
Kujtojmë se gjatë kohës që ishte në detyrë Donald Trump ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ai ka bërë presione mbi Gjermaninë për të kontribuar më shumë në shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s, si dhe për çdo temë tjetër të mundshme, duke filluar nga ndryshimi i i klimës, te diplomacia dhe koronavirusi.
Kurse tani është ministri i jashtëm i Gjermanisë i cili gjeti momentin për të dhënë mendimin e tij rreth zgjedhjeve në SHBA.
“SHBA është më shumë se një shfaqje me një njeri”, tha ai, duke shtuar se “ata që vazhdojnë t’i hedhin benzinë zjarrit në situatën aktuale, po veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme”./tvklan.al