Këngëtari i njohur nga Kosova, Gjiko, ka festuar 29-vjetorin. Përpos shumë urimeve dhe dhuratave që ka marrë nga familjarët dhe miqtë, ai ka menduar që ta “përkëdhelë” veten pak më tepër.
Në Instagram ka postuar një foto teksa tregon se i ka dhuruar vetes një makinë të re, një Porsche Cayenne S e cila është tejet e kushtueshme.
“Lumturi, është aroma e një makine të re”, shkruan Gjiko bashkangjitur postimit. /tvklan.al