Kandidati i opozitës për Himarën, Petro Gjikuria reagon pas humbjes së zgjedhjeve të së dielës. Fajin e dështimit e gjen tek transformimi i listave të zgjedhësve me synim nxjerrjen e fituesit, për t’i shërbyer interesave të Edi Ramës.
“Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon”, shkruan Gjikuria.
Petro Gjikuria para se të bënte këtë reagim ka telefonuar Vangjel Tavon dhe e ka uruar për fitoren në këto zgjedhje ndaj Tavo pasi tha se ishte i gëzuar për telefonatën si akt qytetarie konfirmoi se rezultati është vullnett i qytetarëve të Himarës.
“Jam i keqardhur për reagimin tënd, a thua se Himara është një fushë betejash ku përballen ushtri armike dhe jo alternativa politike dhe qytetare, si në të gjithë Shqipërinë demokratike.Të kujtoj i dashur, se këtë herë në Himarë pati më shumë votues se sa vjet, kur qeveria e kishte shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit. Dhe rezultati është ky që është, produkt i vullnetit të lirë të qytetarëve, ndërkohë që nuk pati se as nuk kishte si të kishte mijëra zgjedhës të cilëve iu mohua e drejta, pasi koha e votimeve 99.99% ka ikur me diktaturën. Po, e vërtetë! Pati disa dhjetra qytetarë, votues të tutë dhe të mitë, që nuk mundën të votonin për shkak të dokumentave të skaduar të idenditetit, për të cilët kush e dëgjoi thirrjen e ministrisë së brendshme dhe e rinovoi mundi edhe të votonte normalisht.”, shkruan Tavo.
Ftesa per zëvendëskryetar në bashki, Tavo tha se mbetet e hapur për Gjikurinë ndërsa e siguroi se për Himarën nuk duhet të shqetësohet se është në duar të sigurta dhe ka mbështetjen e padiskutueshme të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
Fitoren e Vangjel Tavos e ka njohur edhe Fredi Beleri i cili kërkoi për kryebashkiakun e ri kthimin e pronave, një shkollë të mesme minoritare, një shkolle teknike turizmi dhe investime të qëndrueshme e me intensitet të ulët, të cilat do të bashkëjetojnë dhe do të plotësojnë njëra-tjetrën me bizneset e vogla familjare vendase.
Klan News