Pa maska e në turma përpara shkollave
Pa maska, në turma, të përqafuar dhe duke u prekur me duar. Pamje të tilla u panë në ditën e dytë të shkollës thuajse në të gjitha gjimnazet publike të Tiranës.
Në mësim maska është e detyruar, por sapo dilet nga klasa ajo shndërrohet në aksesor që mbahet në dorë.
Të rrallë janë ata që rregullat i respektojnë si brenda, ashtu edhe jashtë ambienteve të shkollës.
Në shkollat 9–vjeçare pati rregull, ndryshe nga situata e krijuar ditën e parë, me grumbullime masive të prindërve.
Një ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik paralajmëroi se nëse grumbullimet në shkolla do të vijojnë, shumë shpejt numri i të infektuarve do të rritet.
ISHP i konsideron të rinjtë si përhapësit kryesorë të pandemisë, për shkak se janë asimptomatikë dhe shkelin rregullat.
Tv Klan