Vijon “beteja” me flakët në Gjirokastër. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Klan News, situata është rënduar pranë Parkut të Viroit.
Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, ushtarake dhe vullnetarë të zonës. Situata kritike me zjarrin paraqitet edhe në Shëngjin.
Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi u ka bërë thirrje qytetarëve të mos luajnë me zjarrin, pasi rrezikohet jeta e tyre.
“Përtej thjesht thirrjes që i bëjmë thirrje banorëve, qytetarëve mos luani me zjarrin. Organet ligjzbatuese patjetër që të çojnë para përgjegjësisë të gjithë këta persona që nuk kanë emër tjetër veç se emrit kriminel edhe pasi të kalojmë këtë situatë emergjence dhe të marrim masa, qoftë edhe me këta barinj, të cilët i kanë marrë përsipër këto kullota. Boll më me këtë situatë që rrezikon jetën e këtyre forcave që janë në përballje me zjarrin për më shumë se 24 orë, por edhe të gjithë banorëve dhe qytetarëve”, tha Golemi.
/tvklan.al