Pas liderit të demokratëve, Lulzim Basha, ishte radha e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që policia t’i vendoste gjobë dhe t’i tërhiqte patentën. Arsyeja është grumbullimi para godinës së Teatrit Kombëtar mbrëmjen e së premtes.

Përmes një deklarate policia njofton se masat administrative janë marrë duke zbatuar aktin normativ për pandeminë. Sëbashku me të janë gjobitur dhe u është hequr leja e drejtimit edhe 46 personave të tjerë.

“Policia ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar. Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit:

M. K., K. B., L. R., E. B., E. S., P. V., B. K., K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.”, thuhej në njoftim.

Më tej policia bën thirrje që të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social./tvklan.al