Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales u dënua me gjobë për puthjen e dhënë futbollistes Jennifer Hermoso në ceremoninë e finales së Botërorit për vajza i zhvilluar në 2023 në Australi.

Gjykata vendosi që Rubiales të paguajë 20 euro në ditë për 18 muaj për krimin e sulmit seksual ndaj lojtares. Shuma totale është gati 11 mijë euro, ndërsa duhet t’i qëndrojë të paktën 200 metra larg. Prokurorët e çështjes kishin kërkuar 2 vjet e gjysmë burg dhe 1 tjetër vit me kusht për Luis Rubiales.

Ai mohoi akuzat, por ishte vetë futbollistja që tha se kishte puthur pa dëshirën e saj. Ngjarja mori përmasa të mëdha në atë kohë, duke sjellë edhe shkarkimin e Rubiales nga postet që mbulonte në Federatën Spanjolle të Futbollit dhe UEFA.

Tv Klan