Ish-Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales deklaroi në gjykatë se ndoshta nuk u tregua profesionist sa duhet gjatë ceremonisë së dhënies së trofeut të Kupës së Botës 2023, por mohoi se kishte sulmuar seksualisht futbollisten Jenni Hermoso-s dhe më pas t’i kishte brëë asaj presion për të tërhequr akuzat.
47-vjeçari akuzohet për sulm seksual për puthjen ndaj Hermosos dhe më pas përpjekjen për t’i bërë presion asaj, me ndihmën e tre ish-zyrtarëve të tjerë të federatës, që të deklaronte publikisht se puthja në ceremoninë e dhënies së trofeut të Kupës së Botës 2023 në Sidnej ishte konsensuale.
Kjo ngjarje u pa nga i gjithë stadiumi, si edhe miliona shikues në televizione, e solli më pas lëvizjen “Me Too” nga sportistet spanjolle, që patën për qëllim të luftonin seksizmin në sport.
“Kur një situatë si kjo e jashtëzakonshme ndodh, kjo ka ndodhur me shokët e ekipit pas shënimit të një goli. Kujtoj kur luaja për Levanten dhe fituam në Bernabeu’ e ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe e bëmë! E ka ndodhur në situata të tjera gjithashtu! Ishte gabim, pasi unë isha në pozitën e presidentit të federatës spanjolle të futbollit! E djallosa”.
Prokuroria kërkon që Rubiales të dënohet me 2.5 vite heqje lirire. Referuar ligjit spanoll, nëse një person dënohet me më pak se sa dy vite burg, atëherë ai shmang vuajtjen e dënimit në qeli, duke paguar dëmshpërblim, nëse nuk ka dënime të mëparshme.
Nën hetim janë edhe ish-trajneri i ekipit kombëtar të femrave Jorge Vilda, ish-drejtori sportiv i federatës Albert Luque dhe ish-drejtori i marketingut Ruben Rivera. Edhe më të fundit kanë mohuar akuzat.
Klan News