Kërkon 2.5 vite burg dhe gjobë 50 mijë Euro

Puthja e shumëpërfolur me Jenni Hermoso po i kushton shtrenjtë Luis Rubiales. Që prej atij episodi, 46-vjeçari është përfshirë në shumë skandale, teksa pritet që për këto veprime të marrë edhe ndëshkimin.

Prokurorët spanjollë kanë kërkuar burgosjen e Rubiales për 2.5 vite, pas asaj puthje në buzë me sulmuesen e kampionëve të Botës. Akti është komentuar si mjaft i turpshëm, për ish-presidentin e Federatës së Futbollit spanjoll që akuzohet për sulm seksual pa pëlqimin ose pranimin e palës tjetër.

Skandali la në hijë një moment historik për kombëtaren e femrave të Spanjës, që po festonin për herë të parë titullin kampion Bote. Fillimisht, Rubiales u pezullua nga organi qeverisës i futbollit botëror FIFA, përpara se të jepte dorëheqjen nga funksioni i presidencës së federatës.

Rubiales e përshkroi puthjen si “të ndërsjellë” një pretendim që Hermoso e ka mohuar. Përveç burgut, prokurorët kanë kërkuara gjithashtu monitorim të tij për dy vite, ndalim për të komunikuar me Hermoso, ose të paktën 200 metra lart saj për 4 vite si dhe një gjobë prej 50 mijë Euro.

Klan News