Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka asnjë gjyqtar që plotëson kushtet për gjykimin e çështjes kokaina. Kjo pasi trupa gjykuese ka dhënë më parë gjykime në lidhje me kërkesat e të pandehurve për zbutje të masës së sigurisë ose për përjashtimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Faktit. Për këtë me kërkesë të ministrisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që trupi gjykues që do të shqyrtojë çështjen në Gjykatën e Apelit në Tiranë të përbëhet nga gjyqtar të të njëjtit nivel të marrë nga apeli i Durrësit dhe Shkodrës.
Kjo procedurë është kundërshtuar nga i pandehuri Sokol Koçiu.
Sokol Koçiu: “Gjithçka e lidh me ligjin dhe njëkohësisht dhe me shkresën që kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës i ka dërguar Ministrit të Drejtësisë, Spiro Peçi. Mendoj se rruga është ekstraproceduriale dhe me shkelje të parimeve të kushtetutës”.
Në lidhje me të pandehurin Vehbi Hysi i cili ka vdekur në burg, prokuroria ka kërkuar mbylljen e çështjes në bazë të eksperitzës mjeko-ligjore, pasi çertifikata e vdekjes akoma nuk është plotësuar. Autoritetet e burgut nuk kanë arritur të zbardhin se në cilin rregjistër të gjëndjes civile është i shënuar i pandehuri Hysi.
Ndërësa Koçiu, Durda, Përballa, Gjonaj dhe Nanaj kanë kërkuar që ekspertët mjeko ligjorë të paraqiten në sallën e gjyqit për të dëshmaur rrethant dhe shkaqet e vdekjes. Pas kërkesave paraprake procesi është shtyrë, pasi avokatët e të pandehurve mungonin në sallë për arsye personale dhe me pretendimin se janë njoftuar vonë për datën e procesit./tvklan.al