Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Gjykata e Kasacionit firmosi sot burgimin e përjetshëm për kapon e bandës së Yzberishtit dhe 82 vjet heqje lirie për anëtarët e tjerë. Të dënuarit janë Nazmi Avdillari, Ilir Avdillari, Flamur Avdillari, Flamur Hida, Shkelqim Dorzi dhe Artur Ymeri. Gjashtë anëtarët e bandës janë akuzuar për pesë vrasje, disa plagosje si dhe një sërë vjedhjesh me armë të kryera në bashkëpunim këto dy vitet e fundit.
Në krimet e kësaj bande përmendet ajo e vrasjes së një polici, të vrasjes së një shoku të tyre si dhe të një tjeri gjatë një vjedhje. Një ndër vrasjet më të bujshme është ajo e sipermarrësit italian Stefano Rosi, ish-pronar i fabrikës së këpucëve në Tiranë. Vrasja ka ndodhur në Mars të vitit të kaluar.
Sipas gjykatës Nazmi Avdillari në bashkëpunim me disa anëtar të tjerë të bandës i zunë pritë makinës që drejtonte Rosi dhe pasi e kanë vrarë i kanë grabitur atij 12 milion lireta. Kryesori i bandës Nazmi Avdillari u denua me burgim të përjetshëm. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Faktit dhe të Apelit, për anëtarët e tjerë të bandës. Gjithsej 82 vjet burgim./tvklan.al