Gjykata e Posaçme i la në qeli 3 efektivët e policisë të arrestuar gjatë një operacioni në fundjavë që goditi 2 grupe kriminale që vepronin në Sarandë e Tepelenë në trafikun dhe kultivimin e kanabisit.
Erdit Hazizaj, ish-punonjës policie pjesë e Forcave Operacionale në 2022, është vënë nën hetim për trafik droge si pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Kristo Qirici, vëllai i biznesmenit Edmond Papa, i vrarë në 2022.
Ndërkohë dy shefat e krimeve në Himarë dhe Lushnjë, Shkëlzen Ruska e Ervis Alisinanaj, akuzohen nga SPAK për kultivim të kanabisit, duke qenë pjesë aktive e grupeve kriminale.
Ata janë kapur në komunikime në Sky duke dhënë informacione, këshilla për të evituar kapjet dhe dëmin e aktivitetit, si dhe duke kërkuar ndihmë e favore nga drejtuesit e grupeve kriminale.
Në kërkim për këtë dosje janë 7 persona të tjerë, mes tyre edhe shefi i policisë kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi dhe 3 drejtuesit e 2 grupeve kriminale.
Kristo Qirici dhe Eldjan Allushi, drejtonin grupin që vepronte në Sarandë dhe merrej me trafikun e drogës drejtë Greqisë dhe Luic Bala që drejtonte grupin e kultivimit të kanabisit që vepronte në Tepelenë.
Në kërkim nga SPAK:
Kristo Qiricit
Eldjan Allushi
Benci Toska
Shkëlzen Kraja
Xhino Nebi
Luic Bala
Elvis Dervishi
Tv Klan