Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 7 mjekët e Spitalit Onkologjik.

Masat përkatëse:

Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” për “shpërdorim detyre”

Alketa Pere Ymeri, mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” për “shpërdorim detyre”

-Brikena Qirjazi, ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – ”Shpërdorim detyre”

– Emiljano Lela, Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

Drilona Kishta, ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre

Halil Gashi, administrator i klinikës “Megis”, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” , Fshehje e të ardhurave 

-Florian Marku, administrator farmacie  – “Arrest shtëpie”


Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, mjekja Alketa Pere ndaj së cilës është caktuar masa e detyrim paraqitje, ka deklaruar në sallën e gjyqit se “nuk e kuptonte çfarë kishte bërë”.

Ndërkohë pas daljes nga ambientet e SPAK, ajo ka shtyrë me inat mikrofonët që i kanë drejtuar gazetarët.

Ndërsa mjeku Edmond Gashi, ka deklaruar në seancë se ka për të kryer 50 operacione biopsie duke kërkuar që të kthehet në detyrë.

Skandali i Onkologjikut, u njoftua nga Prokuroria e Tiranës më 25 Qershor. 7 personat në fjalë, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi.

/tvklan.al