Në dokumentin që shoqëron vendimarrjen e gjykatës së Straburgut për të shqyrtuar padinë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha kundër vendimit të SPAK për masën e sigurisë, ‘arrest shtëpie’ Tirana zyrtare pyetet fillimisht se a i ka shteruar ky aplikant, Berisha mjetet juridike të disponueshme në legjislacionin e brendshëm shqiptar në lidhje me ankesat e tij sipas nenit 5 4 të Konventës të të drejtave të njeriut sipas rasteve të mëparshme të shqyrtuara nga gjykata evropiane për të drejtat e njeriut  si ai kundër Turqisë apo kundër Sllovakisë.

Sillet po ashtu në vëmendje edhe rasti i gjykimit Hysa kundër Shqipërisë, me 21 Shkurt 2023. Gjykata e Strasburgut pyetet se a janë trajtuar këto ankesa me shpejtësinë e kërkuar si çështje e ligjit dhe praktikës juridike. Palëve u kërkohet po ashtu që të paraqesin kopje të vendimeve përkatëse të brendshme të nxjerra nga Gjykata Kushtetuese, nëse ka, me një tregues për kohëzgjatjen e procedurave të tilla.

Në vëmendje sillet edhe procedura e ndjekur nga organet e drejtësisë shqiptare për ligjshmërinë e arrestit shtëpiak të kërkuesit Sali Berisha nëse ajo është shqyrtuar në përputhje me nenin 5 § 4 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut ku sillen si shembuj rastet e gjykimeve në vite si ai i Idalov kundër Rusisë, Cernák kundër Sllovakisë, dhe Venet kundër Belgjikës.

Strasburgu pyet Shqiperine nese  gjykata e shkallës së parë u mor me çështjen e aplikantit Sali Berisha, A gëzonte ai ndihmë juridike efektive dhe a dhanë gjykatat shqiptare arsyet e duhura për të justifikuar vendimin per arrest shtëpiak në vazhdim.

Nga kjo gjykatë pyetet edhe nëse kanë zgjatur procedurat me të cilat kërkuesi Berisha kërkoi të sfidojë ligjshmërinë e arrestit të tij shtëpiak në përputhje me nenet e Konventës të të drejtave të njeriut si në rastin Mooren kundër Gjermanisë. Duke iu referuar çështjes së shqyrtuar ish-kryetarit të partisë kurde Selahattin Demirtaş kundër Turqisë gjykata e Strasburgut pyet autoritetet e drejtësisë shqiptare se a ka pasur shkelje të të drejtave të aplikantit Berisha sipas nenit 3 të Protokolli nr. 1 i Konventës për shkak të kufizimeve të tij aktivitetet parlamentare që rezultojnë nga arresti i tij shtëpiak në muajin 22 Dhjetor 2020.

Në rast të një vendimi pro Berishës nga Gjykata e Strasburgut pritet që të shfuqizohen vendimet e gjykatave tona kundër tij që prej një viti mbahet në arrest shtëpie dhe me bllokimin e pasaportës në mënyre që te mos ketë të drejtën e lëvizjes jashtë vendit.

Klan News