Lajme Arkiva 2003
Gjykata e Tiranës i shpalli fajtorë katër anëtarët e familjes Xhaferri për mashtrimin e më shumë se 1.000.000 kreditorëve. Kryetari i Gjykatës së Tiranës dhe dhe njëkohësisht kryetari i trupit gjykues të kësaj çështjeje deklaroi gjatë arsyetimit të vendimit se gjatë këtij procesi u vërtetua se presideni i fondacionit Rrapush Xhaferri dhe djemtë e tij, Përparim, Pëllumb dhe Asllan Xhaferri kanë vjedhur me anë të mashtrimit personat që depozituan para në këtë fondacion. Të pandehurit u dënuan me 49 vjet burg gjithsej.
“Në bashkim të këtyre dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, gjykata dënon përfundimisht të pandehurin Rrapush Xhaferri me 15 vjet burgim. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal gjykata dënon përfundimisht të pandehurin Përparim Xhaferri me 12 vjet burgim. Gjykata dënon përfundimisht të pandehurin Pëllumb Xhaferri me 12 vjet burgim. Deklarimin fajtor të pandehurit Asllan Xhaferri për veprën penale mashtrim në bashkëpunim të kryer 1.188.372 herë lëshohen 15 miliard 412 milion 676 mijë e 590 lekë dhe në bazë të nenit 143. 25 të Kodit Penal gjykata dënon për secilin rast me 3 vjet burgimnë bashkim të këtyre dënimeve në bazë të nenit 55 të Kodit Penal gjykata dënon përfundimisht të pandehurin Asllan Xhaferri me 10 vjet burgim. Deklarim i pafajshëm të pandehurit Livan Xhaferri për veprën penale për të cilin akuzohet”.
I vetmi burim financiar kanë qenë paratë e arkëtuara nga kreditorët u shpreh kryetari i seancës. Pas mbylljes së veprimtarisë së firmës piramidale Xhëferri me urdhër të ministrisë u administruan asetet në pronësi të tij. Nga shitja e tyre u shlye vetëm një pjesë e huave dhe përfundimisht ky fondacion i detyrohet kreditorëve më shumë se 15 miliard Lekë.
Në dhënien e vendimit gjykata ka pasur parasysh edh gjendjen shëndetësore të të pandehurit për familjen e të cilit prokuroria kërkoi më shumë se 70 vjet burg. Ndërsa avokatët mbrojtës të të pandehurve kërkuan pafajësi me pretendimin se akuza nuk u vërtetua.
Vendimi për drejtuesit e ish-fondacionit Xhaferri pason ato për firmat e tjera piramidale “Vefa”, “Gjallica” etj./tvklan.al