Në mesin e debatit politik nëse Gjykata Kushtetuese ka konflikt interesi, në rast se do të marrë në shqyrtim ligjin për lustracionin. Përgjigja vjen nga rezoluta mbi etikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Pika dy e kësaj rezolute përcakton qartë, se në ato raste kur gjyqtarët shqyrtojnë çështje që prekin edhe vetë ata, kemi të bëjmë me konflikt të pastër interesi, e thënë ndryshe Gjykata Kushtetuese nuk mund ta marrë në shqyrtim ligjin për lustracionin nëse do të ketë ankimim për të, pasi vetë ligji parashikon edhe verifikimin e gjyqtarëve në të gjitha nivelet.
Aldo Bumçi: “Unë bëra prezent një rezolutë kaluar jo kohë më parë, por në qershor të vitit 2008, pra 6 muaj më parë, rezolutë e Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut për kritere që anëtarë e gjykatës duhet të zbatojnë në sjelljen e tyre. Nëse këto kritere janë të detyrueshme për këto gjyqtarë në Gjykatën e Strasburgut, atëherë të gjithë vendet anëtare të Këshillit të Europës janë të gjithë pranuar kritere bazë që përbëjnë boshtin e sjelljes ku duhet të bazohet sjellja e gjyqtarit. Dy kriteret që renditen jo rastësisht në kriteret e para që është paanshmëria e gjyqtarit, gjyqtari jo vetëm duhet të jetë i paanshëm, por dhe duhet të duket, perceptohet në sytë e publikut si i paanshëm dhe menjëherë vjen integritetit moral që është rrjedhojë e kësaj paanshmërie integriteti moral i lartë i gjyqtarit, rrit … e drejtësisë në sytë e publikut”.
Të përfshirë në këtë debat edhe jurist të njohur shqiptarë janë shprehur se edhe në bazë të ligjit për konfliktit e interesit, çdo anëtarë i gjykatës në të gjitha nivelet duhet t’i japë dorëheqjen nëse ka konflikt interesi me çështjen që merr në shqyrtim./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro