Lajme Arkiva 2003
Gjykata Kushteuese ka shfrytëzuar një paragraf të një neni të kodit të procedurës penale i cili ndalonte të pandehurit të apelonin vendimin e marrë ndaj tyre në mungesë.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuse Fehmi Abdiu ka shpjeguar se paragrafi ishte i papajtushëm me kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Garantimi i së drejtës për një ankim efektiv nga kushtetuta dhe konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe në aktet e tjera ndërkombëtare shtron para organit ligjvënës detyrën që jo vetëm të mos pengojë individin që të ushtrojë një të drejtë të tillë, por ti sigurojë atij mjete të nevojshme për ushtrimin efektiv të tij.
Kërkesa për ndryshimin në nenin përkatës ishte i Komitetit Shqiptar të Helsinkit pas shumë ankesave që kishte mbledhur ky organizëm nga familjarë të të dënuarve në mungesë.
“Ne kemi pasur disa ankesa dhe kjo ka qenë nxitje që ne ti futemi kërkesës para Gjykatës Kushtetuese. I mohohej e drejta familjarëve për të vënë në lëvizje mbrojtjen e personave të tyre që janë gjykuar në mungesë”.
Vendimi do të fillojë të veprojë pas hyrjes në fuqi të ndryshimit të bërë nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk ka forcë prapavepruese ne veprimet e deritanishme./tvklan.al