Me origjinë nga Shqipëria por rezident në Bari dhe me rrezikshmëri për kryerjen e akteve terroriste. Ky është identikiti i personit që policia italiane e ka vendosur nën monitorim të veçantë, pasi i gjeti në celular fotografi dhe video që përkrahnin ISIS, por dhe fotografi të tij me armë.
Në rrjetet sociale ai bënte postime me tema të propagandës xhihadiste, duke filluar që nga terrorizmi i vërtetë i shteteve perëndimore si dhe një intervistë të ekstremistit britanik Anjem Chudari, i dënuar në gusht të një viti më parë për mbështetje ndaj ISIS.
Për këto arsye gjykata e Barit i ka hequr pasaportën dhe dokumentet e vlefshme për ekstradim, personit me origjinë shqiptare, mosha dhe emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Por ndërkohë ai është vendosur për dy vjet nën monitorim të veçantë duke mos pasur të drejtë të futet në internet. Por ai duhet gjithashtu të studiojë vlerat e vërteta të fesë islame.
Një qasje e re kjo e deradikalizimit, të paktën në Itali. Një proces që synon rekuperimin social duke mos i larguar të konvertuarit nga ekstremistët por duke i mësuar që të bëjnë dallimin mes fesë dhe terrorizmit./tvklan.al