Lajme Arkiva 2004

Grupi shqiptar për të drejtat e njeriut ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila rrëzoi kërkesën për dëmshpërblimin e 26 familjarëve të viktimave të 9 Janarit. Përfaqësuesi i këtij grupi Premto Gogo e cilëson të padrejtë vendimin e kësaj gjykate e cila i dha fund këtij procesi brenda dy seancave.

Premto Gogo: Ne padisim në gjykatë një vendim të Këshillit të Ministrave kur thuhet për dhënie ndihme financiare për viktimat e tragjedisë së 9 janarit, ndërkohë që ne duam ta quajmë këtë shpërblim dëmi, sepse është faji i qeverisë, sepse nuk ka reaguar dhe nuk ka vepruar në kohë. Ishim shumë të hapur që ne çështja të rrëzohej  në qoftë se nuk do të ishin faktet, por kjo çështje u rrëzua pa nisur ende.

Familjarët e viktimave të tragjedisë së 9 Janarit do të apelojnë çështjen në të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit, ata janë të vendosur ta dërgojnë çështjen deri në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, në rast se atyre nuk u jepet e drejta./tvklan.al