Gjyqtarit të Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri i cili ndodhet në qeli për akuzën e korrupsionit i pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar.
Me pranimin e kësaj kërkesë Miri përfiton uljen e dënimit me një të tretën. Në datën 31 Korrik, Prokuroria pritet të lexoje konkluzionet e saj ku do të kërkojnë dhe masën e dënimit.
Gjyqtari sipas Prokurorisë kishte marrë ryshfet 30 mijë Euro për të rikualifikuar akuzën për një person të dënuar për vrasje. Në momentin e arrestimit në banesën e gjyqtarit policia gjeti 34 milionë Lekë.
Tv Klan