Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Paraqitjes së provave filmike në procesin e 14 Shtatorit, për grupin e parë të të akuzuarve po i vjen fundi. Në seancën e sotme prokurori Nasip Naço ka paraqitur përpara auditorit kasetat e fundit me pamje filmike të ngjarjeve të 13 dhe 14 Shtatorit të kasifikuara nga organi i akuzës si kryengritje e armatosur.

Pas përfundimit të këtyre provave, pala mbrojtëse do të kërkoj në seancën e ardhshme që këto prova ti kalohen ekspertëve për të përcaktuar origjinalitetin e tyre dhe për të evituar çdo lloj manipulimi nga ana e prokurorisë. Ndërkohë avokatët mbrojtës të të akuzuarve, do ti kërkojnë trupit gjykues të kryesuar nga Sokol Pasho, të vazhdohet me paraqitjen e provave që disponon pala mbrojtëse.

Procesi gjykues në lidhje me ngjarjet e vjeshtës së shkuar me gjithë parashikimet duket se do të zgjatet. Kjo do të thotë se të pandehurit që gjykohen në gjendje arresti do të lirohen menjëherë pas përfundimit të afatit gjashtë mujor të paraburgimit i cili ka skaduar sot./tvklan.al