Jassin Kadi rrëfehet për drejtësinë shqiptare. Një prej njerëzve më të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si kryefinancues i terrorizmit, dhe me konkretisht i organizatës terroriste Al-Kaeda, ka pranuar më në fund ti përgjigjet pyetjeve të një trupi gjykues në gjykatën e krimeve të rënda.
Letër porosia dërguar një prej njerëzve më të pasur të botës islame, i cili jeton si sheik në Mbretërinë e Bashkuar Arabe, u dërgua muaj më parë. Lidhur me një proces penal që gjykata ka hapur prej më se tre vitesh ndaj ish administratorit të njërës prej kompanive që Jassin Kadi zotëronte në Shqipëri që prej vitit 2001.
Administratori Hamza Abu Rajan ka zgjedhur dëshminë e ish-shefit të tij, Yassin Kadi, si alibia më e mirë për të dalë i larë akuza e shpërdorimit të fondeve të kompanisë Loxhall Sh.p.k, me qëllim financimin e terrorizmit.
Por kadi ka shkuar më tej me dëshminë e tij. Ai ka deklaruar se asetet e konfiskuara nga shteti shqiptare nuk janë bazuar në një vendim gjykate, por që nga viti 2001, kur Kombet e Bashkuara e përfshinë emrin e tij në listën e personave që financojnë terrorizmin.
Jassin Kadi: “Unë gjithashtu konfirmoj se qysh prej përfshirjes sime në listë nga Kombet e Bashkuara në tetor të vitit 2001, për sa unë jam në dijeni nuk ka pasur asnjë vendim të kundërt ndaj meje në asnjë gjykatë civile ose penale në asnjë vend të botës. Në kohën kur u fillua hetimi për vepër kriminale kundër meje në Shqipëri, gjykata e Tiranës mori vendimin, supozuar si masë e përkohshme, për konfiskimin e çdo llogarie bankare të të gjitha kompanive të mia si dhe konfiskimin e pasurive të patundshme të një prej kompanive të mia tregtare në Shqipëri. Qysh atëherë kanë kaluar pothuajse 8 vjet dhe asetet e mia vazhdojnë të jenë të ngrira pa kufizim kohor.”
Pothuajse në të gjitha seancat gjyqësore, Hamza Habu Rajan, ka pretenduar se akuzat e prokurorisë nuk kanë bazë të vërtetë për pastrim parash apo financim të terrorizmit.
Dëshmia e Jassin Kadisë pritet të administrohet nga trupi gjykues dhe të lexohet në seancën e radhës. Rëndësia e provës këtë radhë në deklarimet e sheikut arab do të konkludojnë dhe mbi përfundimin e një procesi të vetëm penal me objekt terrorizmin./tvklan.al
Gazetari: Julian Kasapi