Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Sot në gjykatën e Tiranës rifilloi procesi gjyqsor në ngarkim të Vehbi Alimuçës, proces i cili ka rreth 4 muaj që ka nisur. Përpara trupit gjykues vazhduan të dëshmonin dëshmimtarët e thirrur nga mbrojtja, të cilët theksuan se kontratat e tyre me bosin e VEFA-s kanë qenë mëse të ligjshme dhe të bërë me vullnetin dhe dëshirën e tyre. Disa nga dëshmimtrët dëshmuan para tupit gjykues indiferencën totale që kompania mbikqyrëse “Deloid & Tush” ka treguar ndaj tyre dhe aseteve të kompanisë. Vehbi Alimuçaj në këtë seancë rikonfirmoi se borxhi i tij ndaj kreditorëve është 41 milion dollarë./tvklan.al