Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Vehmi Alimuçës. Mungesa e njërit prej avokatëve ka çuar në anullimin e seancës së sotme ndaj ish bosit të VEFA-s. Gjyqtari Gjoni vetëm 5 minuta pasi kishte nisur seanca është detyruar ta mbyllë atë pasi mungonte një nga mbrojtësit e të pandehurve të tjerë që ndiqen në mungesë.

Vetë Alimuça bashkë me mbrojtësit e tij ishte prezent në seancë të ulur në bankën e të akuzuarve por pritja e tyre ishte e kotë pasi seanca u shty për të premten. Në seancën e sotme ishte planifikuar pyetja e dëshmitarëve të fundit të mbetur të thirrur nga akuza.

Por sipas policëve të togës së shoqërimit asnjë prej tyre nuk ishte paraqitur në Gjykatë. Në këtë mënyrë sëmundja e njohur e gjyqësorit, mungesë avokatësh apo gjyqtarësh zuri dhe procesin ndaj ish bosit të kompanisë VEFA duke nisur dhe anulimet dhe shtyrjet e seancave./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj