Flet babai: Enkelejda është kërcënuar
Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe 9 të pandehurit të tjerë që u ndaluan dy ditë më parë me urdhër të SPAK kanë dalë sot para trupit gjykues për vlerësimin e masës së arrestit.
Avokati i gjyqtares Ardian Visha ka kërkuar masën e arrestit për Hoxhën me argumentin se ajo ka një baba të sëmurë dhe një fëmijë të mitur.
Ndërkohë që vet babai i gjyqtares dhe motra e saj duke folur për mediat deklaruan se gjyqtarja është kërcënuar për të liruar të burgosur të ndryshëm.
Tv Klan