Në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit, kanë qenë edhe familjarë të 14 vjeçarit që u vra një javë më parë në kryeqytet. Gjyshi i të miturit kërkoi që të vihet në vend drejtësia për humbjen e parakohshme të nipit të tij. Duke e kujtuar si shembullor në çdo aspekt, ai theksoi se autoritetet duhet të reagojnë në mënyrën e duhur që raste të tilla mos të përsëriten.
“Një djalë 14 vjeçar që ju prenë ëndrrat m’u në lule të rinisë. Martini për ata që e njohin, ka qenë një shembullor në shkollë. Ka qenë shembullor në shoqëri, që merrej dhe me sportin. Prandaj gjithë Shqipëria, se ne u dogjëm, por mos të digjen më të tjerët. Vetëm drejtësi! Nuk dua askush të përfitojë nga rasti që ta shfrytëzojnë, se në rast se nuk do zgjidhet ky problem që Martini të shkojë në vendin e duhur, unë do e ndjek këtë problem. Siç ra Martini për hir të demokracisë, do vij edhe unë se s’ka çfarë më duhet më. Nuk dua kurrën e kurrës t’i bëj keq kujt, unë nuk dua! Të vihet drejtësia në vend!”, tha gjyshi i 14 vjeçarit që humbi jetën pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij.
Pjesë e kësaj proteste ishte dhe babai i të miturit, i cili nuk dha asnjë prononcim për mediat.
/tvklan.al