I grumbulluar në Shtator nga trajneri i shpresave Alban Bushi, Fiorin Durmishaj po tregon se e justifikoi besimin e dhënë. Në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij Panionios ne kampionatin grek 21-vjeçari shënoi golin e 3 në fitoren 3-0 ndaj Panetolikos.
Për Panionios ishte një ndeshje e lehtë pasi mbylli gjithçka në gjysmën e parë në pjesës së parë.
Goli i tij ishte edhe një sinjal për trajnerin e kombëtares A, Christian Panucci i cili në ndeshjen e fundit të përfaqësueses ka vuajtur për lojtarë në repartin e sulmit.
Tek goli është rikthyer edhe ish-sulmuesi i kombëtares Hamdi Salihi. Në ligën e dytë të Austrisë shkodrani realizoi në fillimin e pjesës së dytë të sfidë së Wiener Neustadt me Hon.
Për 34-vjeçarin ky ishte goli i 4 në kampionat në 13 ndeshje të luajtura si titullar që prej fillimit të sezonit.
Tv Klan