Arjan Peço, specialist futbolli, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për çerekfinalen e parë të Europianit, atë mes Spanjës dhe Gjermanisë.
Peço deklaroi se spanjollët janë kthyer në një “mace të zezë” për gjermanët, pasi këta të fundit nuk njohin fitore nga viti i largët nga viti 1988.
Sipas tij, kjo përballje mes dy kombëtareve shkon përtej futbollit, për shkak se vendos hegjemonitë e futbollit.
“Kanë një histori të gjatë në Botërore dhe Europiane. Gjermania për herë të fundit ka fituar në 1988. Në kohën kur Spanja fitoi Europianin dhe Botërorin, e ka mundur gjithmonë Gjermaninë. Spanja është kthyer në “macen e zezë” të gjermanëve.
Është një ndeshje që shkon përtej futbollit. Vendosen hegjemonitë e futbollit europian. Janë të barabarta deri tani. Është një ndeshje që shkon përtej futbollit dhe mendoj se do të jetë shumë e bukur për tifozët.”, deklaroi Peço. /tvklan.al