Barcelona triumfoi me shifrat e thella 5-1 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga.
Sukses i rëndësishëm për katalanasit, që vjen pas tre ndeshjeve pa fitore. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, me golin për vendasit që e shënoi Vedat Muriqi, në minutën e 43-të. Megjithatë goli i sulmuesit të Kosovës kishte vetëm vlerë statistikore.
Në fraksionin e dytë, Barcelona u shfaq e papërmbajtshme, duke shënuar katër herë, për të marrë fitoren.
Me këtë triumf, skuadra e Flick mban vendin e parë me 37 pikë, ndërsa Mallorca renditet në vendin e 24. /tvklan.al