Fitorja ndaj Spartës së Pragës vlen shumë për Interin. Zikaltërit kanë shansin e artë për tu kualifikuar direkt në raundin çerekfinal të Champions League kundër Monakos, ndaj të cilëve i nevojitet edhe një pikë.

Rezultat që do ndikojë në buxhetin e klubit italian. Deri më tani, pra duke marrë parasysh 7 ndeshjet e luajtura tashmë në grup, Interi ka grumbulluar të ardhura prej 61.2 milionë Euro. 

Përveç bonusit të pjesëmarrjes, të ardhurat që do të mbërrijnë nga UEFA përfshijnë edhe “kuotat evropiane” me tregun e të drejtave televizive, “kuotën jo-evropiane” të lidhur me renditjen historike-dhjetëvjeçare dhe shpërblimet e bonuseve standarte me atë që kanë dhuruar në fushën e lojës. 

Në varësi të asaj që do prodhojë fusha, padyshim mund të rritet bonusi i lidhur me pozicionin përfundimtar në renditje mund të ndryshojë gjithashtu. Nëse do të konfirmohej vendi aktual i 4-të, për Interi do të fitonte 9.1 milionë Euro të tjera vetëm nga faza e grupeve.

Nisur nga kjo bazë, vetëm ndeshja ndaj Monakos vlen pothuajse 25 milionë Euro. Gjithçka varet nga pozicioni në renditje, gjithmonë nëse Interi ngjitet në vendin e dytë.

Klan News