Kristjan Asllani shënoi një gol spektakolar në Kupën e Italisë, direkt nga goditja e këndit. Një realizim, që quhet si gol “olimpik” e ka futur shqiptarin në historinë e zikaltërve.
Në të kaluarën, vetëm katër futbollistë të tjerë kanë shënuar për Interin nga goditja e këndit. Bëhet fjalë për dy legjenda të klubit si Recoba dhe Stankovic, ndërsa dy të tjerët që kanë realizuar të tillë gola, janë Calhanoglu dhe Eriksen.
Goli i Asllanit, e ndihmoi Interin për tu kualifikuat në çerekfinalen e Kupës së Italisë, aty ku do të përballen me Lazio-n. /tvklan.al