Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër, pasi gjatë muajit Mars dyshohet se kanë vjedhur produkte me vlerë 75 000 Lekë në dy kioska në qytet.
Sipas asaj që njofton policia janë vënë në pranga 31-vjeçari E. S., 38-vjeçari B. H., si dhe është proceduar në gjendje të lirë 33-vjeçari M. L., të tre banues në Elbasan.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datat 17 dhe 19 mars 2024, kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 Lekë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 sëpatë dhe 1 levë metalike, të dyshuara të përdorura për të kryer vjedhjet”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas./tvklan.al