Lajme Arkiva TV Klan 2003

Gramoz Ruçi:- “Çdo propozim i kujtdo anëtari të PS është i vlefshëm për diskutim, shqyrtim dhe vendim, në sallën e kongresit të partisë. Kryeministri s’ka punë fare me statutin e partisë”.

Dritan Prifti:- “Ai aty prek thelbin e një aleance që nuk e dinë shumica e shqiptarëve, që është aleanca Nano-Ruçi. Blushi ka një pikë shumë të rëndësishme, aty ku thotë, sekretari i përgjithshëm, të zgjidhet nga kandidati që fiton pakicën, kjo është një shprehje e demokracisë së partisë, një gjë që do të jetë shumë në favor të unitetit të partisë që të ndodhi, por që sigurisht, Blushi duke mos qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe duke pasur mesazhe edhe të nënkuptuara do të tregojë, që ne japim mendimet, por ato nuk kanë për t’u realizuar dhe unë kam bindjen, që në qoftë se ajo aleancë që unë përmenda, do të vazhdojë të funksionojë siç funksionon sot, asnjë nga pikat që ngre Blushi nuk ka për t’u realizuar. Zoti Nano e drejton partinë vetëm me hope, kurse drejtuesi kryesor i partisë është zoti Ruçi dhe influenca e tij në PS është e padiskutueshme dhe në qoftë se nuk ishte ajo aleancë, zoti Nano do të kishte sot 20% të partisë”.

Gramoz Ruçi:- “Nuk bëj asnjë koment për asnjë pjesëtar të familjes time politike, në ekranet televizive. Kush do të ballafaqohet me socialistin Ruçi, apo me institucionin e sekretarit të përgjithshëm Ruçi dhe institucionet politike të partisë, të ballafaqohet me atë./tvklan.al