Myrto Uzuni ka një ofertë të mirë nga skuadra amerikane Austin, por te Granada nuk duan ta lëshojnë pa marrë një shumë të lartë. Klubi spanjoll kërkon 12 milionë Euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, ndërsa shifra e ofruar deri tani është gati 9 milionëve. Këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Granada, Alfredo Garcia Amado në një intervistë për një televizion lokal.

“Myrto dëshiron të largohet, ky është realiteti. Ne duam që të qëndrojë. Jemi përpjekur dy herë t’ia përmirësojmë pagën brenda mundësive tona, nuk mund të krahasohemi me atë që i jep Austin. Ai ka një kontratë deri në qershor të 2027-ës dhe për t’u larguar duhet paguar shuma shuma e përcaktuar në marrëveshje.”

Myrto Uzuni për pengesën që po i krijon klubi nuk pranon të stërvitet me grupin dhe për këtë nuk është aktivizuar në takimet e këtij viti. Uzuni u transferua nga Ferencvaros te Granada në Janar të 2022-it për 4 milionë Euro.

Tv Klan