Në ditën e katërt të grevës së urisë, gratë naftëtare në Ballsh kërkojnë rifillimin e punës në rafineri.
Ato flasin edhe me emra për zyrtarët e lartë të që sipas tyre kanë përfituar nga nafta, ndërsa kujtojnë premtimet e Edi Ramës për naftëtarët.
“Të paktën të vinte ministrja Belinda Balluku këtu, të raportonte këtu e kemi defektin, s’kemi financaën. Po të marrin financën e punëtorit e të mbushet xhepi i Arben Ahmetajt, i Erjon Braçes. Se kur ishte Partia Demokratike në krye, Erjon Braçe bërtiste ku shkon ari i zi? Unë tani pyes, ku shkon ari i zi tani? Pse të mbahen mua ato rroga. Kur erdhi Edi Rama aty në shesh na premtoi që ari i zi do kalojë në uzinë. Lekët e prapambetura që ne 2 vjet punuam dhe nuk na i dhanë, nuk po i marrim. Ku është Erjon Braçe që hapte gojën? I dilnin damarët këtu siç po më dalin mua nga nevriku? Ku është Erjon Braçe? Pse nuk po ulërin tani? Ku shkon ari i zi? Gropa e zezë është qeveria, Edi Rama, që po e shkatërron gjithçka”.
Pranë naftëtareve ishin dy ish-deputetet e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri dhe Dhurata Çupi, të cilat premtuan se kur PD të vijë në pushtet naftëtarët do të kenë vëmendje të veçantë.
“Do ta ngremë zërin për të gjitha problemet tuaja. Sot mundësia jonë është të ngremë zërin, mundësia jonë është fjala. Më vonë kur ne të jemi në pushtet jam e sigurtë që do të keni mbështetje”.
Ndonëse kanë kaluar 21 ditë nga greva e urisë, nga kompania apo qeveria nuk ka asnjë përgjigje se kur do t’i marrin naftëtarët 27 pagat e muajve punë.
Klan Plus